Vogëlushi merr dhuratën më të bukur për Krishtlindje, ja reagimi i tij

Ndryshe

Vogëlushi merr dhuratën më të bukur për Krishtlindje, ja reagimi i tij

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 08:58
Vogëlushi i emocionuar për dhuratën

Vitet e fundit Sean kishte vetëm një dëshirë për Krishtlindje, që të kishte një motër ose vëlla.

Kështu, kur prindërit i thanë natën e Krishtlindjes se ai do të bëhej vëlla i madh, Sean u emocionua shumë. Videoja është publikuar në rrjetin social “Facebook” nga babai i tij, George Brown nga Glasgow.

“Sean, djali im i madh, i është lutur mamit dhe babit për një motër ose vëlla”, shkruan bashkëngjitur me videon, George.

Prindërit i kishin shkruar një letër ku thuhej: “Gëzuar Krishtlindjen, biri. Unë dhe babi kemi menduar të të bëjmë dhuratën më të bukur. Gjeje se çfarë është”.

“Do të bëhesh vëllai i madh”, i thanë prindërit. Siç shihet edhe në video ai u emocionua shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat