Pagoi 7 mijë dollarë për t’i vrarë gruan, ajo i shfaqet gjatë varrimit

Ndryshe

Pagoi 7 mijë dollarë për t’i vrarë gruan, ajo i shfaqet gjatë varrimit

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 15:00
Pamje nga video

Bashkëshorti i Noela Rukundo-s, Australi, kishte paguar dy vrasës për të ekzekutuar bashkëshorten e tij për arsye ende të pa ditura.

Por, gjërat nuk shkuan sikur ai dëshironte, pasi njëri nga vrasësit ishte shoku i vëllait të Noelës dhe kur e kishte parë atë ishte shtangur.

Ata e lanë atë të lirë pas dy ditësh, por duke e gënjyer të shoqin e saj dhe duke i marrë kështu edhe 7 mijë dollarë sipas marrëveshjes.

Pas pesë ditësh, ajo qëndroi për disa minuta jashtë shtëpisë së saj, duke parë se si njerëzit ishin duke përcjellë një arkivol, arkivolin e saj.

Pak më vonë ajo pikasi personin që donte të shikonte, bashkëshortin e saj.

E ndërsa ky i fundit e pa vuri duart në kokë duke thënë: “O Zot, ç’po më shohin sytë?!..Një fantazmë”. Ajo uli xhamin e makinës duke i thënë: “Surprizë, jam akoma gjallë!”.

Personat që ishin paguar për vrasjen, për t’i vërtetuar që e vranë, e morën në tel atë dhe e lanë të dëgjonte “Vrite atë, vrite”, e sigurisht ky ishte një inskenim që ata bënë për ta mashtruar.

“The Washington Post” shkruan se pas gjithë këtij tmerri, Noela e ka denoncuar në polici krimin që bashkëshorti i saj donte të bënte.

Pavarësisht lutjeve të tij ajo nuk e ka falur. Mësohet se ai është dënuar me 9 vjet burg për tentativë vrasjeje.

“Unë vazhdoj të qëndroj si një grua e fortë. Situata që kalova?! Kaloi… tani do të nis një jetë të re”, shprehet Noela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat