Historia tragjike e vjedhjes së trurit të Ajnshtajnit

Ndryshe

Historia tragjike e vjedhjes së trurit të Ajnshtajnit

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 14:28
Truri i Ajnshtajnit

Ajnshtajni nuk deshi që truri apo trupi i tij të studioheshin. “Ai kishte lënë udhëzime specifike në lidhje me trupin e tij pas vdekjes: ai deshi t’ia djegin trupin dhe t’ia shpërndanin hirin në mënyrë që të dekurajoheshin admiruesit,” shkruan Brian Burrel.

Kur Ajnshtajni vdiq në spitalin e Princeton, më 18 Prill 1955, patologjisti Thomas Harvey vodhi trurin e tij. Pas disa ditësh, ai i tha djalit të Ajnshtajnit se investigimi i trurit do të bëhej për arsye tërësisht shkencore, shkruan National Geographic.

Harvey shpejt e humbi punën e tij në spitalin e Princeton dhe e çoi trurin në Philadelphia, ku u gdhend në 240 copa dhe u ruajt në celoidin që është një formë e fortë e celulozës. Ai ndau trurin në dy pjesë dhe i vendosi në dy kavanoza në bodrum.

Pasi gruaja e tij kërcënoi se do ta shkatërronte trurin, ai u kthye dhe e mori me vete në Midwest. Gjatë periudhës kur punoi si mbikëqyrës mjekësor në një laborator në Kansas, ai e mbajti trurin në një kuti përfundi një ftohësi të birrave. Ai u zhvendos prapë në Missouri dhe praktikoi mjekësinë ndërkohë që studionte trurin e Ajnshtajnit gjatë kohës së lirë. Harvey humbi licensën e tij të mjekësisë në vitin 1988 pasi nuk kaloi një provim tre-ditor të kompetencës. Kur u zhvendos në Kansas, ai fitoi miqësi me poetin William Burroughs. Harvey i tregonte histori për trurin e Ajnshtajnit, se si do të prente pjesë të tij dhe do ia dërgonte hulumtuesve përreth botës.

Në vitin 1985, Harvey dhe bashkëpunëtorët e tij publikuan studimin e parë të trurit të Ajnshtajnit, duke pretenduar se kishte një proporcion abnormal të dy llojeve të qelizave, neuroneve dhe glia. Ky studim u ndoq nga pesë studime tjera. Hulumtuesit e këtyre studimeve thanë se duke studiuar trurin e Ajnshtajnit do të zbulonin mbështetjet neurologjike të inteligjencës.

Një profesor i neurologjisë në universitetin e Pace, Terence Hines, nuk u pajtua me këto studime. Ai hodhi poshtë pretendimin se Ajnshtajni kishte një proporcion abnormal mes neuroneve dhe gliave duke thënë se truri i Ajnshtajnit nuk ka qenë i freskët kur është bërë studimi. Zbulimi tjetër se neuronet e Ajnshtajnit ishin më afër njëra-tjetrës dhe prandaj ai kishte aftësinë e të menduarit të shpejt  nuk është i besueshëm, thotë Hines, për shkak se është bazuar në vetëm një millimeter katror të trurit të Ajnshtajnit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat