Kjo është bima që ‘iu sjell’ para

Ndryshe

Kjo është bima që ‘iu sjell’ para

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 17:29
Ilustrim

A i doni bimët?

Nëse po, atëherë këtë keni dy arsye për ta dashur. Bimët pastrojnë ajrin në shtëpi, ju mbrojnë nga pluhuri, rrezatimi, kimikatet e të tjera.

Dhe, gjëja më e mirë është se bimët sjellin energji pozitive në shtëpi. Shumë njerëz në mbarë botën janë interesuar për parimet e Feng Shui, për dizajn të brendshëm.

Çfarë është Feng Shui?

Feng Shui është një teknikë e lashtë kineze që shqyrton ndërveprimin e njerëzve dhe mjedisin e tyre që jetojnë dhe është praktikuar për mijëra vjet.

Fjalët Feng Shiu do të thonë “erë dhe ujë”, duke nënkuptuar fuqitë e padukshme në qiell dhe rrjedhjen e energjisë në Tokë. Ajo përpiqet për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet juve dhe mjedisit ku jetoni, sipas parimeve të natyrës.

Është me të vërtetë e mahnitshme që shumë ekspertë të Feng Shui në mbarë botën kanë thënë se një nga bimët me gjelbërim të përhershëm është edhe Crassula Ovata ose e njohur ndryshe si bima e fatit, e cila besohet se sjellë fat në përgjithësi, e sidomos në biznes.

Pra, ekspertët këshillojë që secili të ketë në shtëpi një bimë të tillë edhe në aspektin dekorativ por edhe për fatin dhe ndihmën në ruajtjen e balancit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat