Super dhurata, paguan darkën e Krishtlindjes për 2800 familje

Ndryshe

Super dhurata, paguan darkën e Krishtlindjes për 2800 familje

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 09:34
Ilustrim

Ylli i spektaklit “Brown’s Boys”, Brendan O’Caroll ka dhuruar kupona për 2800 familje të cilat mund të gëzojnë një darkë të plotë për Krishtlindje nga oferta e tij bujare.

Brendan dhe gruaja e tij Jenny e kanë bërë këtë gjest të madh, në emër të atyre që janë përfshirë në shfaqjen e tyre hit.

Kuponat do të shpërndahen në rajonin lindor SVP, që përfshin Dublinin, Kildare dhe Wicklow në Irlandë.

Brendan është marrë me bamirësi prej vitesh dhe në 2015-ën ai u vlerësua me çmimin “Filantropi kombëtar i vitit” nga ana e Community Foundation of Ireland.

Falë tij shumë 2800 familje do të kalojnë natën e Krishtlindjes me tryezën plot.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat