Pas këtij burri “shtatzënë”, fshihet një histori tronditëse (+18)

Ndryshe

Pas këtij burri “shtatzënë”, fshihet një histori tronditëse (+18)

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 09:12
Sanju Bhgat

Nuk është diçka e re për mjekësinë që burri të mbetet shtatzënë dhe ky nuk është rasti i parë, por prapa kësaj shtatzënie ka një të vërtetë tronditëse.

Historia fillon me 36 vjeçarin indian, i quajtur Sanju Bhgat, prej lindjes, stomaku i tij dukej gjithnjë i fryrë sikurse të ishte nëntë muaj shtatzënë dhe mezi mund të merrte frymë.

Një natë, në qershor të vitit 1999, problemi i tij shpërtheu në diçka shumë më të madhe sesa kjo që duket në foto.

Një ambulancë e mori dhe e dërguan në spital. Mjekët së pari menduan se ishte një tumor i madh dhe vendosen për ta hequr nga barku i tij.

Kur operacioni filloi, mjekët ishin të tmerruar, të hutuar dhe të habitur, kur futen dorën në stomakun e tij, hasën në gjymtyrë, të cilat dolën dalë nga dalë, nofulla, flokë, organe gjenitale dhe të tjera.

“Fetusi në fetus”, ky ishte rasti mjekësor tejet i rrallë i Bhgat i cili për 36 vite në stomakun e tij kishte mbajtur fetusin e vëllaut të tij binjak.

Rasti mund të jetë një mrekulli mjekësore, por Bhagat kishte vuajtur shumë gjatë, tani ai është shëndosh e mirë dhe bën jetë normale.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat