Shkencëtari më i vjetër i Australisë, 102 vjeçari që fitoi betejën për punë

Ndryshe

Shkencëtari më i vjetër i Australisë, 102 vjeçari që fitoi betejën për punë

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 22:14
David Goodall

David Goodall është mirënjohës ndaj stafit të Universitetit të Australisë, për shkak se mundësoi përsëri që ai të punonte përsëri aty.

Kjo pasi shkencëtarit tashmë 102 vjeçar,  iu tha se ai duhet të punonte nga shtëpia, ngase në objektin e universitetit nuk kishte shumë të sigurt shëndetin, shkruan The Guardian.

Por pas një kohe, drejtuesi i universitetit, tërhoqi vendimin e tillë, duke u arsyetuar se është gjetur një zyrë brenda objektit që del të jetë më pranë shtëpisë së shkencëtarit Goodall.

Ndërkaq shkencëtari Goodall, nuk hezitoi aspak të jepte dhe mendimin e tij në lidhje me vendimin që ai do duhej të kthehej në punën e tij të cilën cdo herë e dëshiroi.

‘’Uroj dhe shpresoj që të vazhdoj të jem i dobishëm në realizimin e punës sime për aq kohë sat ë ma lejojë shikimi’’

Goodall 102 vjeçar, është shkencëtari më i vjetër australian dhe është autor i më shumë se 100 hulumtimeve shkencore në shumë fusha.

Karriera e tij ka një pervojë 70 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat