I blen vajzës një kukull, por shokohet nga ajo që zbulon më pas

Ndryshe

I blen vajzës një kukull, por shokohet nga ajo që zbulon më pas

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 08:10
Nëna me vajzën dhe kukulla

Një nënë i ka blerë vajzës një kukull si dhuratë për ditëlindje, por më pas është shokuar nga ajo që ka zbuluar te dhurata.

Gail Turley, nëna angleze 33-vjeçare i ka blerë vajzës së saj 2 vjeçe Kayla, disa ditë më parë, një kukull “Cry Baby”, pasi vogëlushja e pa në një reklamë.

Pasi e bleu dhuratën në e-Bay, nëna vëru diçka të çuditshme. Gruaja, siç raporton “The Sun”, është shprehur se ka mbetur pa fjalë kur ka dëgjuar tingujt që lëshonte kukulla. Ajo ia tregoi edhe mikeshave të saj, të cilat i konfirmuan se tingujt nuk ishin ato të një fëmije që qante, por të një gruaje që bën seks.

“Nuk e di çfarë të bëj me këtë lodër, nuk besoj se është e përshtatshme për një 2-vjeçare”, ka thënë gruaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat