E dhimbshme! Vajza siriane përlotet derisa këndon për atdheun e saj, ‘çmendet’ juria

Ndryshe

E dhimbshme! Vajza siriane përlotet derisa këndon për atdheun e saj, ‘çmendet’ juria

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 15:56
Vogëlushja siriane duke kenduar

Vogëlushja siriane përlotet teksa i këndon atdheut të saj në audicionet e The Voice Kids & Middle East Broadcasting Center.

“Qielli ynë po ëndërron, po pyet për ditët…”, ishin vargjet të cilat po i këndonte vajza siriane, në momentet që shpërtheu në lotë.

Njëra anëtare e jurisë u ngrit menjëherë për t’i ndihmuar në këndim dhe për t’i dhënë kurajo vajzës së vogël, ndërkaq dy anëtarët e tjerë shtypën butonat për ta kërkuar vajzën në ekipin e tyre.

 “Na ktheni FËMIJËRINË”, është njëra ndër frazat që këndohet nga vogëlushja, e që i dedikohet fëmijëve sirianë që nuk përjetuan asnjë ditë prej fëmije, nga tmerri që po përjetohej.

Shikojeni videon sa emocion dhe dhembshuri përcjell vogëlushja në The Voice…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat