E pabesueshme, shikoni sa shumë dhurata u ka bërë kjo nënë 3 fëmijëve për Krishtlindje

Ndryshe

E pabesueshme, shikoni sa shumë dhurata u ka bërë kjo nënë 3 fëmijëve për Krishtlindje

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 08:48
Dhuratat e nënës për fëmijët

Përveç atmosferës festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, të gjithë ne pëlqejmë të bëjmë dhurata dhe po ashtu të marrim. E kush më shumë se sa fëmijët mund t’u gëzohen dhuratave të gjetura poshtë Pemës së Krishtlindjes.

Për të kënaqur sa më shumë fëmijët e saj, 36 vjeçarja Emma Papping nga Isle of Man, ka shpenzuar  më shumë se 1500 paund për t’u blerë dhurata 3 fëmijëve të saj, Mia 14 vjeç, Ella 10 dhe foshnja Tatum.

Ndryshe nga viti i kaluar kur ajo bleu 300 dhurata në total për 3 fëmijët, këtë vit 36 vjeçarja kishte vendosur të blinte një mal me dhurata.

“Ajo çfarë pëlqej nga Krishtlindjet është magjia e tyre dhe koha e familjes për mua. Unë i adhuroj fytyrat e tyre kur u jap dhuratat. Unë mendoj se u kam dhënë 85 dhurata secilit çdo vit, ndërsa këtë vit ata kanë marrë 96 dhurata,” ka thënë ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat