A e dini historinë që fshihet pas arushit Tedi?

Ndryshe

A e dini historinë që fshihet pas arushit Tedi?

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:53
Arushi Tedi

A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse pikërisht arushi i pellushit quhet Tedi?  Nuk është thjesht rastësi, por një histori e cila lidhet me një nga presidentët më popullorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ishte viti 1905 dhe Presidenti Theodore "Teddy" Roosevelt ishte në një udhëtim gjuetie në Mississippi. Për të kënaqur presidentin disa burra që e shoqëronin kapën një ari të vogël dhe e lidhën pas një peme që Roosvelti ta qëllonte. 

Ndryshe nga sa ishte parashikurar, Theodore nuk i pëlqeu aspak kjo gjë dhe urdhëroi që ariu i vogël të lirohej. 

Nuk u desh shumë që lajmi të përhapej në të gjithë Amerikën dhe Clifford Berryman një karikaturist politik, e ilustroi menjëherë në letër. Menjëherë pas publikimit të karikaturës në shtypin e ditës krijuesi i lodrave Morris Michtom krijoi arushin Tedi.

Presidenti Roosevelt përfundoi duke ndihmuar shumë më tepër arinj duke krijuar Shërbimin Pyjor të Shteteve te Bashkuara dhe pesë parqe kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat