Gjendet një prej kristaleve më të rralla në botë

Ndryshe

Gjendet një prej kristaleve më të rralla në botë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 15:22
Kristali

Fizikantët kanë zbuluar një kristal super të rrallë në një copëz meteori të rënë Rusi. Ky është i treti në botë i gjetur deri më sot.

Me origjinë nga hapësira, këto kristale nuk janë kaq të pabesueshëm vetëm sepse janë tepër të rrallë, por struktura e tyre anatomike është kaq e veçantë sa për dekada me radhë, ekzistenca e tyre konsiderohej si e pamundur.

Ky ekzemplar u gjet nga një grup shkencëtarësh të drejtuar nga gjeologu Luca Bindi nga Universiteti i Firences në Itali.

Ata po ekzaminonin një copëz të vogël meteori të rënë në rajonin e Khatyrka të Rusisë, 5 vite më parë dhe pikërisht aty gjetën këtë copëz fare të vogël kristali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat