Historia prekëse e djalit që grushtoi kangurin në Australi

Ndryshe

Historia prekëse e djalit që grushtoi kangurin në Australi

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 20:38
Greig Tonking

Dje u raportua nëpër mediat e huaja gjëja më australiane që ka ndodhur ndonjëherë, një djalë duke grushtuar një kangur për ta shpëtuar qenin e tij, por duket se ka diçka më shumë prapa kësaj historie – dhe më shumë është prekëse sesa qesharake.

The Mirror raporton se videoja në fakt ishte filmuar nga një grup gjuetarësh në qershor në një pronë rurale në Condobolin në Australi, dhe ishte organizuar nga disa të huaj për ta ndihmuar Kailem Barwick, një 19 vjeçar, i cili ishte duke vdekur nga kanceri.

Dhe djali që e grushtoi kangurin e dhunshëm është identifikuar si Greig Tonkins, një mbajtës kopshti zoologjik i cili shoqëroi Kailem-in në gjuetinë e tij të fundit.

Kailem ishte një gjuetar i cili gjithmonë kishte ëndërruar të kapte një derr të madh (100kg). Për fat të keq, Kailem ndërroi jetë më herët këtë muaj pasi ishte diagnostikuar me kancer më herët këtë vit.

Me ndihmën e miqve dhe të huajve, ai doli në gjueti me qentë e tij për të kapur derrin më të madh - gjë që e kishte arritur. Por që, kur pa se një kengur kishte sulmuar qenin e tij, ai vrapoi dhe e shpëtoi atë, duke e grushtuar kengurin.

Videoja menjëherë u bë hit në rrjetet sociale - dhe për arsye qesharake.

Pas gjuetisë, Kailem falënderoi në Facebook grupin e shokëve të tij që organizuan këtë ekspeditë. Kailem ia doli që ta përmbushte edhe një ëndërr para se të vdiste, të martohej me të dashurën e tij nga fëmijëria Brandi-Lee Wadwellon më 27 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat