Miliarderi kinez ofron 180 milionë dollarë për atë që martohet me vajzën e tij, ja kushtet

Ndryshe

Miliarderi kinez ofron 180 milionë dollarë për atë që martohet me vajzën e tij, ja kushtet

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 07:36
Miliarderi kinez Cecil Chao

Miliarderi kinez Cecil Chao, ofron shumën marramendëse të 180 milionëve dollarë për çdo mashkull që do të martohet me vajzën e tij. Por vetëm se ka një problem të vogël, vajza e miliarderit pëlqen femrat dhe jo meshkujt.

34-vjeçarja Gigi Chao është një lesbike që pret që i ati i saj të pranojë këtë fakt, ndërsa shpreson që ai të ndalojë së tentuari për t’ia ndërruar asaj orientimin seksual.

Por ndërkohë vajza e ka gjetur ‘burrin’ e jetës, dhe ajo është Sean Eve. Sean dhe Gigi janë së bashku prej nëntë vitesh dhe janë me të vërtetë të lumtura.

Hong-Kongu nuk i njeh martesat e të njëjtit seks dhe deri në vitin 1991 homoseksualiteti konsiderohej krim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat