E dashura e nxori të zhveshur në rrugë, derisa temperatura ishte tepër e ulët (+18)

Ndryshe

E dashura e nxori të zhveshur në rrugë, derisa temperatura ishte tepër e ulët (+18)

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 15:03
Pamje nga video

Në Irkutsk të Rusisë, Policia e ka shpëtuar një burrë të paemëruar, që ishte nxjerrë i zhveshur në rrugë.

Ai ka qenë duke kryer marrëdhënie me të dashurën e tij, kur ajo është nervozuar dhe e ka përzënë, pa e lejuar t’i merr rrobat.

Derisa të gjithë kishin veshje të trasha, kapela dhe shalle ai kërcente nga të ftohtët, ndërsa mbulonte pjesën intime me shuplakat e dorës.

“Nuk di çfarë ndodhi, ishim duke kaluar mirë kur ajo u bë e dhunshme dhe nisi të më bërtasë. Më pas dikush trokiti në derë dhe unë përfundova jashtë” ka thënë ky njeri.

Nuk bëhet e ditur për fatin e tij, se ku ka shkuar apo nëse ka pësuar ndonjë ftohje me pasoja të mëdha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat