Shteti ku paraja nuk ka asnjë vlerë

Ndryshe

Shteti ku paraja nuk ka asnjë vlerë

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 23:58
ilustrim

E keni menduar ndonjëherë që për të blerë një bukë t’i kërkojnë një thes me para. Duket e çuditshme, por kjo ndodh realisht që prej vitit 2008 në shtetin afrikan të Zimbabvesë.

Ka gati shtatë vjet, kur Zimbabve u godit nga hiperinflacioni, ku monedha vendase Zim-dollari u zhvlerësua aq shumë saqë njerëzve u duhej të shkonin në dyqan me karroca e thasë me lekë për të blerë produktet e nevojshme.

Edhe pse duket se më e keqa ka kaluar, dollari i Zimbabvesë vazhdon të pësojë rënie, ndonëse jo më me 500 miliardë për qind zhvlerësim si në 2008-ën.

Sipas “Blomberg”, gjatë kësaj periudhe në vend janë përdorur masivisht monedhat e huaja, që nga dollari amerikan, randi afrikano-jugor, huani kinez e deri tek jeni japonez.

Ndërkaq, banka qendrore e këtij shteti ka njoftuar se dollari vendas do të zëvendësohet në treg me dollarin amerikan.

Reforma vlerësohet me rëndësi për t’i dhënë fund hiperinflacionit dhe për të futur në shina ekonominë e dobët vendase, por edhe për të zhdukur nga qarkullimi prerjen e famshme prej 100 triliardë dollarësh vendas.

Instituti financiar vendas ka bërë përllogaritjet dhe në total e gjitha paraja zimbabviane në qarkullim do të blejë rreth 20 milionë dollarë amerikanë, transmeton mapo.

Sipas një studimi të bërë rezulton se të fitoje çdo sekondë 1 dollarë të Zimbabvesë, pas 79 vitesh vlera e kursyer nuk kalonte një dollar amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat