Pëson infarkt dhe rrëzohet në rrugë pa ndjenja, por gjithçka ndryshon kur i afrohet një grua shtatzënë

Ndryshe

Pëson infarkt dhe rrëzohet në rrugë pa ndjenja, por gjithçka ndryshon kur i afrohet një grua shtatzënë

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 16:35
Pamje nga video

Motra medicinale Zou King, kishte vërejtur se si një burrë kishte pësuar infarkt dhe po qëndron i shtrirë në tokë pa ndjenja, dhe kështu kishte vendosur t’i ndihmojë edhe përkundër faktit që ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, dhe nuk mund të përkulej mirë në tokë.

Ajo ishte duke ecur në rrugë, kur befasisht para syve të saj një burrë pëson sulm në zemër, dhe instinktivisht reagon për t’i ndihmuar derisa dhjetëra qytetarë të grumbulluar përreth shikojnë momentin kritik.

Në videon e filmuar nga njëri prej dëshmitarëve të këtij rasti, shfaqet gruaja me barkun gjigant duke u përkulur dhe me gjithë forcën i bën masazh zemrës së burrit të cilin arrin ta rikthejë në jetë.

Për fat të mirë, pas disa sekondave burri hapë sytë dhe lëviz njërën këmbë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat