Si do ishte bota pa rroba?

Ndryshe

Si do ishte bota pa rroba?

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 13:47
Foto

Si do ishte bota pa rroba? Do të ishte më e lehtë për të shprehur veten? Cili është konotacioni i lakuriqësisë dhe a është ajo një tabu?

Fotografja Erica Simone ka marrë pjesë në debatin lidhur me projektin “Nue York”: Si reagojnë njerzit kur shikojnë një njeri të zhveshur në një market, duke marrë një taksi, duke blerë cigare, apo duke ecur në rrugë.

Sigurisht që reagimet janë nga më të ndryshmet dhe për disa të pakonceptueshme. Por, për çfarë na ndihmon veshja?!

Na ndihmon për të ndërtuar një identitet ose për ta fshehur atë? Ajo që gjendet poshtë fustanit, pra trupi lakuriq rrit dëshirën seksuale, ose mësohesh me atë pamje dhe nuk të bën përshtypje. Megjithatë lakuriqësia në publik është e ndaluar me ligj.

Por, ja çfarë mendon fotografja Ericka Simone: “Veshja jo vetëm plotëson nevojat tona fizike, por ajo që ne veshin ka një gjuhë të heshtur që i tregon të tjerëve se cilët jemi. Ne jetojmë në një shoqëri të fiksuar nga imazhi edhe pse kur shohim një të pastrehë të zhveshur nuk na bën aq shumë përshtypje sa kur shohim një njeri normal të zhveshur. Unë e imagjinoj shpesh sesi do ishte jeta pa rroba dhe kjo do na bënte më të vetëdijshëm dhe do e kishim më të lehtë për të shprehur vetën në natyrë me lakuriqësinë tonë. A mundet lakuriqësia të kapërcejë konotacionet seksuale dhe të thyejë tabu? Gjithmonë e kemi lënë mënjanë një pyetje inteligjente: Pse gjithnjë në paragjykimet e njerëzve janë femrat modele të cilat zhvishen dhe nxjerrin në pah pjesë të trupit? A nuk është kjo çështje pjesë e egoizmit?“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat