“Presidenti”, pema për të cilën u deshën 32 ditë për ta fotografuar

Ndryshe

“Presidenti”, pema për të cilën u deshën 32 ditë për ta fotografuar

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 11:10
Pema “Presidenti”

Kjo pemë e veçantë quhet “Presidenti”. Ajo është sekuoja e dytë gjigande më e vjetër në botë dhe është aq e gjatë sa është e pamundur të fotografohet nga një person në një foto.

Steve Sillett, një shkencëtar hulumtues në Universitetin Shtetëror Humbolt, ka konfirmuar madhësinë e pemës dhe statusin si sekuoja e dytë më e madhe në botë, pas “Gjeneral Sherman”.

Pema e quajtur “Presidenti” është 247 këmbë i gjatë dhe rritet në pyjet e Kalifornisë. Maja e saj është goditur nga rrufetë, degët e mëdha kanë dalë jashtë rrugës dhe miliona gjethe bien përdhe.

Volumi i trungut të “Presidentit” është 45 mijë metër kub, ndërsa degët arrijnë në 9000 metër kub.

Pema është emërtuar sipas presidentit Warren G.Harding në vitin 1923, ndërsa pemët rreth saj janë quajtur ‘Shef Sequoyah”, një nga 27 sekuotë më të mëdha në botë,  ndërsa dy të tjera mesatare janë quajtur “Senati” dhe “Shtëpia”.

Sekuotë janë bimë që rriten shumë dhe për një kohë të gjatë për shkak të lëvore së tyre të trashë, e cila mund të përballojë sëmundjet, dëmtuesit dhe zjarret.

Ekipit të fotografëve të National Geographic iu deshën plot 32 ditë punë dhe 126 foto për të fotografuar këtë pemë të bukur në të gjithë lavdinë e saj. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat