Gruaja përpiqet ta ngjallë burrin me “ujin e shenjtë”, mësoni rezultatin (+16)

Ndryshe

Gruaja përpiqet ta ngjallë burrin me “ujin e shenjtë”, mësoni rezultatin (+16)

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 20:16
76-vjeçarja

Një grua ruse 76-vjeçare, ka tentuar për katër muaj me radhë ta ngjallë burrin e saj të vdekur duke përdorur “ujin e shenjtë” dhe lutjet.

Çmenduria i doli në dritë kur një defekt në apartamentin e saj bëri që të përmbytej ai i fqinjit një kat më poshtë.

Kështu, ky i fundit u fut në shtëpinë e plakës për ta mbyllur ujin. Dhe mund ta imagjinoni tmerrin kur ka parë të shtrirë në divan trupin e burrit e pajetë të zonjës.

Fqinji telefonoi menjëherë policinë, ku më pas mjeku ligjor përcaktoi se burri kishte katër muaj që kishte vdekur për shkaqe natyrore.

E pyetur nga policia, gruaja ka pranuar se nuk ka vënë njeri në dijeni për vdekjen e të shoqit. Ajo shpjegoi se arsyeja ishte se ajo po përpiqej ta kthente në jetë me “ujin e shenjtë” dhe duke lexuar disa lutje të veçanta.

Fqinjët treguan se për njëfarë periudhe kishin ndjerë një erë të keqe, por kishin menduar se nuk ishte asgjë serioze.

Gruaja u kishte thënë se i shoqi ishte mirë, por thjeshtë pak i lodhur. U kishte thënë se ishte vrarë në këmbë dhe nuk mund të dilte nga shtëpia.

Kështu që fqinjët ishin mësuar që të mos e shihnin. Por gruaja  kishte gënjyer edhe fëmijët, aq sa u kishte kërkuar që të mos shkonin t’i takonin.

Ajo, një ish-mjeke në pension, ishte apasionuar pas okultizmit, sidomos pas punës së Leonis Konovalov, një rus i cili ka edhe një program televiziv, transmeton mapo.

Dhe mu për këtë shkak kishte menduar se mund ta ngjallë njeriut e jetës së saj të vdekur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat