Zhytësi gjen rastësisht një bombë bërthamore

Ndryshe

Zhytësi gjen rastësisht një bombë bërthamore

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 14:02
Foto

Një zhytës profesional besohet mund të ketë zbuluar një bombë bërthamore të humbur në brigjet e British Columbia pranë një arkipelagu, shkruan "BBC".

Sean Smyrichinsky  ishte duke u zhytur në det, kur zbuloi një pajisje e madhe metalike që dukej  si një disk fluturues.

Departamenti kanadez i Mbrojtjes Kombëtare (DND) beson se kjo mund të jetë "armë e humbur bërthamore" nga një avion bombardues amerikan, që u rrëzua në këtë zonë në vitin 1950.

Qeveria nuk beson se bomba përmban material bërthamor. Ajo është duke u dërguar nëpërmjet anijeve detare jashtë vendit për tu verifikuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat