Historia befasuese: Kamila, femra që ia ‘ha burrat’

Ndryshe

Historia befasuese: Kamila, femra që ia ‘ha burrat’

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 21:12
Foto

Të gjithë ata që dinë disa gjëra për jetën e Princeshës së ndjerë Dajana, sigurisht dinë edhe për Kamilën, rivalen e saj të fortë.

Ajo është gruaja e dytë e Princit Çarls të Anglisë, ndërsa gruaja e parë ishte Dajana.

Biografi i saj, Kristofer Uillson zbulon disa detaje të jetës së saj në të shkuarën, duke e quajtur “burrë-ngrënëse”.

“Nga ‘femme fatale’ në një bashkëshorte të devotshme mbretërore, jeta e Dukeshës së Kornuollit ka qenë plot me ulje-ngritje”.

Tashmë ajo është 69 vjeç dhe një figurë me ndikim global, por nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Në vitet ’60 ajo njihej si Mila dhe ishte ‘një kafshë festash’.

Ajo u pushua nga një prej të paktëve punë që ka bërë, pasi shkoi vonë sepse kishte qenë duke kërcyer deri natën vonë.

Një ish-kolegia e saj kujton: “Puna nuk kishte rëndësi për të, por mbrëmjet, festat, fundjavat, kuajt, gjuetia, njerëzit”.

Asaj i mungonte ajo që njihet si bukuria konvencionale, por këtë e plotësonte me personalitetin dhe një joshje seksuale të padiskutueshme.

Ajo ishte vetëm 17 vjec, kur gjatë një prej festave u njoh me Rupert Hambro nga një familje e njohur bankierësh.

Shumë shpejt ata u lidhën.

Megjithatë të tjerë thonë se ajo e humbi virgjërinë me Kevin Burke, një pasanik bukurosh 19-vjeçar.

“Ajo ishte shumë gallatë, shumë popullore, edhe pse nuk ishte e bukur. Por ishte atraktive dhe seksi,” kujton Burke.

“Nuk e kishte kurrë gjuhën e lidhur, nuk ishte e turpshme. Gjithmonë thoshte diçka të lezetshme”.

“Qëndruam për një vit bashkë, mendoja se ishim të dashuruar. Por më pas më la”.

Shumë shpejt ajo u hodh në krahët e një oficeri të kavalerisë, i quajtur Endrju Parker Bouls.

Ai kishte një apartament të vogël në Noting Hill, ku nisi edhe afera e tyre.

Ai ishte i dashuri perfekt, por shumë shpejt u kthye në të dashurin që e tradhtonte me Lejdi Karolina Persin dhe Lejdi Amabel Lindsin.

Ndoshta nga hakmarrja, edhe Kamila nisi të bënte të njëjtën gjë.

Kevin Burke kujton se ajo gjithmonë krenohen me stërgjyshen e saj, Elis Kepel, duke thënë se ajo ka qenë dashnorja e Eduardit VII.

“Ajo e përmendte vazhdimisht, thua sikur ishte një talisman”.

E kështu vazhdonin muajt, me Endrjunë që lidhej dhe e linte Kamilën sipas rastit.

“Por ajo ishte e dëshpëruar të martohej me të,” kujton Lejdi Karolina.

“Kur isha me të, zbulova se ai kishte një aferë me një grua të martuar”.

Kamila u përgjigj duke shkuar pas shpine sërish me Rupert Hambron.

Në vitin 1969, Andrju ishte në Gjermani me regjimentin e tij.

Pas kthimit në vendlindje, ai nisi zakonin e vjetër.

Këtë herë duke flirtuar me Princeshën Anë, që në atë kohë ishte e lidhur me Brajën Aleksandër.

Lidhja e Endrju me Anën ishte pak a shumë si fiksimi i Kamilës me Princin Çarles.

Ndërsa Endrju ishte sërish jashtë vendit, ajo shkoi në një ndeshje poloje në Uindsor.

Mes të rinjve në fushë ishte edhe Princi Çarls.

Ajo nxitoi të prezantoheshin.

“Stërgjyshja ime dhe stërgjyshi im kanë qenë dashnorë, si është e mundur,” mendohet se i ka thënë.

Çarli ishte ‘goditur’.

Por pyetja e madhe mbetet: Pse Çarlsi nuk u martua me Kamilën dhe Endrju me Princeshën Anë, duke parandaluar gjithë ato dhimbje dhe drama të sikletshme që pasuan?

Njëra mund të lidhet me faktin se Endrju ishte katolik dhe në atë kohë, ideja që vajza e Mbretëreshës të martohej me një katolik, nuk pranohej.

Sa për Çarlsin, pikëpyetjet për Kamilën ishin të forta.

Ajo kishte pasur disa dashnorë dhe, edhe pse mund të duket qesharake, Mbreti i ardhshëm duhej të martohej me një të virgjër.

Edhe prejardhja e saj nuk ishte e mjaftueshme.

Familja e saj nuk mbante asnjë titull dhe nga ana e mamasë… aty del dashnorja mbretërore, stërgjyshja e Kamilës.

Kështu që Kamila përfundoi fushatën e saj për t’u martuar me Endrju.

Theu zemrën e Çarls dhe të Princeshës Ana.

Brenda pak javësh, Ana u lidh me një tjetër oficer të kavalerisë, kurse Çarls vazhdonte të dilte me vajza bionde, pa asnjë qëllim martese me ta.

Mendjen e kishte te Kamila.

Pas lindjes së fëmijës së saj, afera u kthye sërish me shumë pasion.

Teksa vitet kalonin, i nxitur nga prindërit, Çarlsi po shqyrtonte disa variante për martesë.

Prindërit e dinin fiksimin e tij për Kamilën.

Këtë e dinte edhe Dajana, por kjo është një histori tjetër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat