Topat e dëborës pushtojë plazhin

Ndryshe

Topat e dëborës pushtojë plazhin

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 20:33
Foto

Një pamje sa e bukur aq edhe e çuditshme u shfaq për banorët e zonës në Gjirin e Ob, në veriperëndim të Siberisë, pasi me mijëra topa dëbore natyralë u formuan në det.

Sipas BBC, rreth 18 kilometra përgjatë bregdetit u mbuluan nga sferat prej akulli, madhësia e së cilave ishte sa një top tenisi deri tek 1 metër rreth e rrotull.

Ato janë rezultat i një procesi të rrallë mjedisor, ku formohen copa të vogla akulli dhe rrotullohen nga era dhe uji, duke përfunduar në topa të mëdhenj dëbore.

Banorët e zonës në qytetin e Nyda, që ndodhet në Gadishullin Yamal, pak më lart nga Rrethit Arktik u shprehën se nuk kishin parë kurrë më parë një gjë të ngjashme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat