Ja si një fotograf na i kujton makthet e fëmijërisë

Ndryshe

Ja si një fotograf na i kujton makthet e fëmijërisë

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 14:07
Makthet e fëmijërisë

Shumica e prindërve i inkurajojnë fëmijët e tyre që ta kapërcejnë frikën dhe nuk ua transformojnë ato në realitet. Mirëpo ky nuk është rasti i Joshua Hoffine, fotografit që kaloi vite për të sjellë në jetë makthet e fëmijërisë së tij, shkruan Washington Post.

Hoffine, që banon në Kansas City dhe është vetëshpallur “fotografi horror” është i interesuar për psikologjinë e frikës. Në projektin e tij “After Dark, My Sweet”, skenat dhe surrealizmi i Hoffine i bëjnë këto frikëra të dukshme me “gjuhën vizuale të fëmijës”. Nëpërmjet vendeve, veshjeve, grimit dhe makinave që lëshojnë tymin, fëmijët tek Hoffine interpretojnë këto skena të tmerrshme përpara kameras së tij.

Hoffine dëshiron që puna e tij të kapë perspektivën dhe dobësinë e të qënit fëmijë. “Ne jemi lindur me disa frikëra të natyrshme dhe instiktive,” thotë Hoffine në “In Sight”. “Pamjet theksojnë rrezikun dhe përshkruajnë një botë amorale ku pafajësia është nën kërcënim të vazhdueshëm.”

Libri i ri i tij “Horror Photography” ilustron këtë botë rrezikshme me intensitet të brendshëm. Sipas fjalëve të Hoffine, “ përvoja e tmerrit qëndron në këtë përballje me pasigurinë. Horrori na tregon se besimi yt për sigurinë është deluzional dhe që përbindshat janë rrotull nesh.

Ky libër është financuar nga Kickstarter këtë verë dhe do të jetë gati fillim të vitit 2017. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat