Qytetari shikon skenën horror në Pogradec, ja çfarë ndodh në mes të ditës

Ndryshe

Qytetari shikon skenën horror në Pogradec, ja çfarë ndodh në mes të ditës

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 17:01
Fotoja

Një qytetar në Pogradec është tmerruar nga ajo që ka parë me sytë e tij ditën e sotme, në mes të qytetit ku jeton. Ai ka qenë duke lëvizur me makinë kur përpara i ka dalë një situatë aspak e bukur.

Në një thertore, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotshëm, dikush ka qenë duke çuar mishin, si çdo ditë tjetër. Ajo që bën përshtypje dhe nuk mund të kalojë pa u vënë re, është mënyra e transportit të tij.

Mish i hedhur mbi një kamionçinë, pa asnjë lloj standardi higjienik, në mes të pluhurit që lëviz rrugës e pambuluar dhe ku mishi prek ndryshkun e karrocerisë së automjetit.

“Ju bëftë mirë mishi o njerëz”, shkruan qytetari.

Normalisht që tregtarët kanë për qëllim të shesin dhe marrin atë që ju ofrohet për ta tregtuar më pas tek qytetarët, por siç e kemi thënë edhe në raste të tjera, AKU-ja ka vdekur me kohë, ndaj ruhuni e kontrolloni vetë ushqimin që konsumoni.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat