Ai ha shushunja të gjalla sepse “janë shumë të mira”

Ndryshe

Ai ha shushunja të gjalla sepse “janë shumë të mira”

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 19:41
Foto

Nëse keni stomak të dobët është më mirë që të mos e shihni videon pak më lart.

Në të tregohet një burrë i cili ha shushunja të gjalla sepse sipas tij, janë të mira për shëndetin.

Burri shfaqet i ulur në një restorant dhe me anë të dy shkopinjve mer një tufë me krimba. Pasi heziton disi, i fut ato disa hetë në salcë dhe më pas i ha.

Ndonëse e pabesueshme, ai duket që po e shijon këtë ushqim dhe shfaqet i qeshur para kameras. Videoja në fjalë u postua në LiveLeak.com dhe është parë me qindra herë në vetëm 3 orë.

Në klip thuhet se shushunjat kanë vlera të mëdha mjekësore dhe janë të mira për shëndetin.

Sipas “Mirror”, kjo krijesë është pjesë e mjekësisë tradicionale në Kinë dhe ndihmon në trajtimin e goditjeve në tru, tensionit të lartë dhe plagëve të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat