Të rriturit fotografojnë, 12-vjeçari ndihmon shtatzënën që kishte bërë ndeshje

Ndryshe

Të rriturit fotografojnë, 12-vjeçari ndihmon shtatzënën që kishte bërë ndeshje

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 17:53
Pamje nga video

Në një rrugë në Singapor, janë përplasur dy makina, teksa shoferët kanë mbetur të ngecur brenda shkaku i dyerve të bllokuara.

Në vendin e ngjarjes ka pasur shumë njerëz të rritur, por ata kanë qenë të ‘zënë’, duke e fotografuar rastin.

I vetmi që i ka dalë në ndihmë shoferes shtatzënë, ka qenë një 12-vjeçar që iu ka afruar te dritarja.

“Provova të hapë derën, por ishte e kotë. Shoferja e kishte krahun e prerë, por jo edhe lëndime tjera. Ajo më kërkoi të ja gjej syzet që i kishin rënë, sepse nuk mund të shihte”, ka shpjeguar Ashvin Gunasegaran, lidhur me rastin.

“Shokët më thanë që të mos afrohem sepse mund të jetë rrezik, por unë nuk munda të qëndroj indiferent. Pasi e ndihmova zonjën, shkova edhe te makina tjetër, që të shikojë shoferin”, ka shtuar po ashtu adoleshenti i ri.

Për këtë veprim heroik, Forcat Civile të Mbrojtjes, e kanë dekoruar atë me ‘Çmimin Publik të Shpirtmirësisë’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat