Zbulohet arsyeja përse njerëzit kanë një sozi

Ndryshe

Zbulohet arsyeja përse njerëzit kanë një sozi

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 15:55
Ilustrim

Nëse jeni njohur me sozinë tuaj, me siguri e keni pyetur veten se si ka mundësi që të ekzistojnë njerëz të njëjtë me ju në pamje, me të cilët nuk keni asnjë lidhje.

Sipas shkencës, secili mund të ketë një sozi, ose një “binjak” dhe për këtë ka një shpjegim.

Ekziston një numër i caktuar i gjeneve që ndikojnë në formimin e fytyrës sonë dhe për këtë është e mundur statistikisht që këto të kombinohen në një mënyrë të ngjashme për të krijuar dy, ose më shumë, njerëz të ngjashëm.

Fytyra e njeriut është pjesa më e ndryshueshme e trupit tonë, por nëse do të kemi mundësi që të udhëtojmë nëpër të gjithë globin, me siguri do të takojmë një sozi tonën nëpër botë.

Të tilla janë edhe këto dy vajza që shihni në foto. Ju mund t’i merrni si vajza binjake nga barku i një nëne, por janë thjesht të ngjashme dhe kanë njohur njëra-tjetrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat