I bllokon derën e shtëpisë dhe ai e filmon, ja çfarë i bën gruaja

Ndryshe

I bllokon derën e shtëpisë dhe ai e filmon, ja çfarë i bën gruaja

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 14:16
Gruaja

Videoja e mëposhtme tregon një grua, e cila kishte zënë me makinë e saj derën e një shtëpie. Ajo del nga makina dhe fillimisht i kërkon ndjesë burrit për bllokimin e hyrjes, por më pas e kupton se ai ishte duke e filmuar dhe situata del jashtë kontrollit.

Burri i thotë: “Mos të duket gjë si një rrugë private?” dhe ajo ia kthen “A nuk duhet të kesh lejen time për të më filmuar?”. Burri ia kthen se është në një pronë private dhe mund të bëjë çfarë të dojë. Gruaja nuk e zgjat shumë por e pështyn, ndërsa në krahë mban fëmijën e vogël.

Mes tyre nisin sharjet e ofendimet banale, ndërsa gruaja me fëmijën në krahë hyn sërish në makinë dhe largohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat