Dhurata për ditëlindje i ndryshon jetën babait

Ndryshe

Dhurata për ditëlindje i ndryshon jetën babait

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 08:38
Pamje nga video

Ky është momenti prekës kur një baba i cili shfaqet në video duke festuar ditëlindjen e tij merr një dhuratë nga vajza.

Teksa hap zarfin që ndodhej i paketuar në një kuti, ai shpërthen në lot gëzimi.

Ishte dhurata që kishte pritur prej shumë kohësh.

Në zarf ndodheshin dokumentet e birësimit të vajzës, ku nga ky moment ai mund të cilësohej si babai i saj ligjor.

“Dokumentet e birësimit të vajzës time për ditëlindje. Më në fund dhe zyrtarisht vajza ime me mbiemrin tim. Kjo është dita më e mrekullueshme e jetës sime,” shprehet ai tepër i emocionuar.

Pasi qan dhe mallëngjehet nga gëzimi për njëfarë kohe, ai përqafon të bijën për këtë dhuratë të mrekullueshme që e priste prejkohësh dhe që i ndryshoi jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat