Udhëtari i dehur voziti autobusin, pasi shoferi shkoi në tualet

Ndryshe

Udhëtari i dehur voziti autobusin, pasi shoferi shkoi në tualet

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 20:38
Pamje nga video

Deepak Malhotra e ka shfrytëzuar rastin, kur shoferi e ka lënë autobusin e ndezur për të shkuar në tualet, që ta vozisë nëpër një lagje të Londrës.

Burri 35-vjeçar ka qenë aq i dehur, sa që e ka ndeshur autobusin dykatësh nëpër shumë makina, derisa është përplasur në një ndërtesë.

Gjatë vozitjes për afro dy kilometra, ai ka shkaktuar dëme që kapin vlerën deri në 170 mijë euro, megjithëse nuk e ka lënduar ndonjë kalimtarë apo udhëtarë që ishte brenda.

Për këtë veprim ai është dënuar me 21 muaj burg, si dhe detyrim paraqitje pasi të ketë vuajtur dënimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat