Ideja e 7-vjeçares që u bë virale në internet

Ndryshe

Ideja e 7-vjeçares që u bë virale në internet

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 19:06
Arrabella Cornelius

Një pemë u shfaq papritur në mes të rrugës së zhurmshme në “Oxford Street” të Londrës. Kjo pemë e veçantë ka edhe një shënim të bukur në të, që po bën për vete të gjithë kalimtarët e asaj rruge.

Sipas shënimit, pema është mbjellë nga një vajzë 7-vjeçare, Arrabella, e cila është ndihmuar nga babai i saj.

Arrabella ka shkruar një shënim prekës dhe e ka vendosur në pemë, në mënyrë që të gjithë të kuptojnë arsyen se pse ajo e mbolli atë.

“Të dashur të gjithë. Emri im është Arrabella Cornelius. Jam 7 vjeçe. E kam mbjellë këtë pemë këtu për të gjithë, që ta shihni teksa rritet dhe ta shijoni. Ju lutem respektojeni atë pasi e kam blerë me paratë e mia. Plus që babai im rrezikon burgun për mbjelljen e saj”, thuhet në shënimin e vendosur te pema.

Gjithashtu ajo ka vendosur edhe hashtagun: “#Mytreelondon so people could talk about her idea” (pema ime londineze, njerëzit mund të flasin për idenë time).
 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat