Malajzia ndalon hotdog-ët: T’u ndryshohet emri, tingëllojnë të ‘pista’ për të qenë hallall

Ndryshe

Malajzia ndalon hotdog-ët: T’u ndryshohet emri, tingëllojnë të ‘pista’ për të qenë hallall

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 14:53
Ilustrim

Restorantet dhe fast-food-et në Malajzi duhet t’i riemërtojnë hotdog-ët e tyre pasi rrezikojnë mbylljen, ka deklaruar qeveria sot.

Malajzia është një vend kryesisht mysliman dhe autoriteti fetar i qeverisë ka kërcënuar se do t’u tërheq restoranteve, certifikatën hallall.

Edhe pse hotdog-ët në Perëndim tradicionalisht janë bërë nga mishi i derrit, Malajzi bëhen me mish pule në mënyrë që të kalojnë rregullat e rrepta hallall. Por mesa duket autoritet janë të pakënaqura edhe me emrin.

Sirajuddin Suhaimee, drejtori i divizionit hallat në Departamentin e Zhvillimit Islamik ka thënë se ka patur një numër ankesash nga turistët e vendeve të tjera myslimane, të cilët mesa duket e kanë marrë emrin hotdog fjalë për fjalë.

“Në islam, qentë konsiderohen të papastër dhe emri nuk mund të lidhet me certifikatën hallall,” është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat