Dëshmia tronditëse: Babai kërkon eshtrat e të birit, të cilin pretendon se e vranë dhe e “hëngrën” në burg

Ndryshe

Dëshmia tronditëse: Babai kërkon eshtrat e të birit, të cilin pretendon se e vranë dhe e “hëngrën” në burg

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 21:52
Juan Carlos Herrera

Babai i një djali 25-vjeçar në Venenzuelë ka bërë një deklaratë tronditëse për mediat, ku tha se i biri ishte vrarë dhë ngrënë nga të burgosurit e tjerë në një nga burgjet e vendit.

Juan Carlos Herrera tha se një nga shokët e qelisë së djalit të tij, i kishte treguar gjithçka.

“Ata e therën dhe varën si të qe një copë mishi,” – tha për mediat Herrera. Ai shtoi se më e keqja është se nuk i ka mbetur asgjë prej djalit, që të mund t’i kryejë një funeral të denjë.

Ngjarja mendohet se nga ndodhur rreth datës 8 shtator, kur për shkak të mbipopullimit të burgut, të arrestuarit morën peng rojet dhe disa të burgosur të tjerë.

Ndërkohë, histori të vrasjeve brutale nuk janë të rralla në burgjet venezueliane, të cilat janë të mbipopulluara dhe famëkeqe në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat