Disa turistë turq kanë habitur shqiptarët që udhëtonin në urbanin e linjës Linzë.
Ata kanë hipur në urban dhe janë ulur këmbëkryq. Të habitur nga ky veprim, shqiptarët janë fokusuar tek ata për të parë se cili ishte veprimi i radhës.
Turqit kanë nxjerrë një palë letra bixhozi dhe kanë filluar të luajnë me njëri-tjetrin. Veprim ky që ka habitur të gjithë të pranishmit, të cilët nuk kishin hasur ndonjëherë një skenë të tillë.