Demi e godet matadorin me një sy … sërish në sy

Ndryshe

Demi e godet matadorin me një sy … sërish në sy

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 11:00
Juan Jose Padilla

Juan Jose Padilla u ul në gjunjë përpara demit.

Ishte provokimi i fundit ndaj kafshës 650-kilëshe.

Por matadori nuk u shmang në kohë.

Demi e goditi spanjollin 43-vjeçar disa herë.

Më në fund, ndihmësit e nxorën nga arena.

Nuk është hera e parë që demi është më i shpejtë.

Pesë vjet më parë, demi e goditi në sy.

Ai humbi syrin e majtë, por u kthye në arenë pas pesë muajsh, duke u pritur si një hero.

Edhe këtë herë mori goditje në sy, por për fat pa ndonjë dëmtim serioz.

Pas një trajtimi të shkurtër, ai u kthye sërish për të luftuar, mes entuziazmit të fortë të spektatorëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat