Panda më e vjetër në robëri, ngordh në moshën 38-vjeçare

Ndryshe

Panda më e vjetër në robëri, ngordh në moshën 38-vjeçare

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 23:55
Panda

Një panda gjigante e cila besohet se është më e vjetra e mbajtur në robëri, ka ngordhur në moshën 38 vjeçare thonë zyrtarët.

Vdekja e pandës se quajtur Jia Jia, mosha e së cilës në termat njerëzorë i bie të jetë më shumë se 100 vjeç, u njoftua nga parku në Hong Kong ku ajo jetonte që nga viti 1999, raporton BBC.

Sipas raporteve lokale, gjendja e saj ishte përkeqësuar me shpejtësi gjatë javëve të fundit dhe ajo kishte humbur oreksin. Parku në Hong Kong mbajti një festë të madhe për ditëlindjen e 37-të Jia Jia në korrik të vitit 2015.

E lindur në vitin 1978 në Sichuan të Kinës, Jia Jia u dërgua në Hong Kong në vitin 1999. Pandat zakonisht jetojnë 20 vjet në natyrë dhe 25 në robëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat