Punëtorët lëndohen keq, gjatë sfidës për vendosjen e helmetës

Ndryshe

Punëtorët lëndohen keq, gjatë sfidës për vendosjen e helmetës

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 20:19
Pamje nga video

Në Britani të Madhe është përhapur një sfidë bizare, ku punëtorët e nominojnë njëri-tjetrin që të vendosin helmetën në kokë – pa e prekur me duar!

Prej gjuajtjes me anë të lopatës, deri te hedhja nga kulmi janë disa nga metodat që i kanë përdoruar ata për të kryer provën.

Por, rezultatet për shumicën kanë qenë negative dhe i kanë lënë me shumë dhimbje.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet një përmbledhje qesharake, ku punëtorët nuk ia dolën ta vënë si duhet helmetën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat