Avionë, makina, para dhe femra me shumicë, ja Mbreti i ri i Instagramit

Ndryshe

Avionë, makina, para dhe femra me shumicë, ja Mbreti i ri i Instagramit

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 22:52
Tony Toutouni

Tony Toutouni konsiderohet Mbreti më i ri i Instagram. Me një numër të pafundëm supermakinash, avionësh privatë dhe femrash të bukura, biznesmeni miliarder lë me gojë hapur të gjithë ata që e ndjekin ne Insta.

Sipërmarrësi 42 vjeçar, që e publikon stilin ekstravagant të jetës së tij nëpërmjet Instagram, shihet zakonisht në prani të tufave me lekë dhe modeleve me bikini.

Ai thotë se nuk është edhe aq e vështirë të marrësh vajzat që do.

Toutouni shkruan : “Cili njeri në botë thotë se ky nuk është stili i jetës që do donte të jetonte? Është një mënyrë jetese që çdokush e do dhe unë po e shijoj”.

Miliarderi tani po konkurron me mikun e tij Dan Bilzerian që u emërua Mbreti i Instagramit vitin e kaluar, pasi mblodhi 8 milionë ndjekës.

Ai thotë: “Unë nuk dua të konkurroj me Dan por njerëzit thonë që numri im i ndjekësve është rritur dramatikisht. Por Danin e kam mik, kur pashë që pati shumë ndjekës në Instagram, edhe unë fillova të bëja të njëjtën gjë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat