Restoranti do të krijojë një picë me flori 24-karatësh, s'do t'a besoni çmimin

Ndryshe

Restoranti do të krijojë një picë me flori 24-karatësh, s'do t'a besoni çmimin

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 15:10
Pica e artë

Në Australi duket se njerëzve u ka ardhur në majë të hundës pica e zakonshme dhe për këtë arsye kanë nisur të bëjnë pica floriri.

Vetëm një muaj më parë, një restorant në Melburn krijoi një picë me 99 lloje të ndryshme djathi. Ndërsa tani, një tjetër restorant do të krijojë një picë me flori 24-karatësh.

Margerita e Artë, e bërë nga “Pizza Design Co” në Parramatta, ka të gjithë përbërësit e zakonshëm (salcë, domate të vogla, djathë dhe borzilok), por i shtohen fletë floriri 24-karatëshe pasi piqet. 

Pica do të mund të porositet për 50 dollarë duke nisur nga 13 tetori.

Por, Australia nuk është e para që bën një picë të artë. “Furra e Artë” në Tokio shet një picë floriri për 108 dollarë, ndërsa një piceri në Maltë mban rekordin për picën më të shtrenjtë në botë (400 dollarë).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat