Një Ferrari që po “terrorizon” Tiranën dhe po i “tremben” edhe policët

Ndryshe

Një Ferrari që po “terrorizon” Tiranën dhe po i “tremben” edhe policët

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 10:06
Ferrari

Një Ferrari po terrorizon Tiranën, pasi ecën me shpejtësi të madhe në rrugët e kryeqytetit, pritej të sekuestrohej nga ana e policisë.

Makina luksoze kishte parkuar tek “21 Dhjetori-t”, pas tabelës që e ndalon një veprim të tillë, shkruajnë mediat shqiptare.

Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje erdhi Policia e Shtetit së bashku me një karrotrec, por pasi e panë për disa momente makinën, nuk morën asnjë masë dhe vendosën të largoheshin.

Po sipas dëshmitarëve, pas pak mbërriti edhe shoferi, i cili hipi pa u shqetësuar në makinë dhe u largua në punë të tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat