Avioni i transportit civil shndërrohet në restorant

Ndryshe

Avioni i transportit civil shndërrohet në restorant

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 10:54
Avioni

Është hapur për klientët avioni bar-restorant, në parkun “Yjet turke”, në kuadër të një projekti të bashkisë së qytetit turk Konia.

Kryetari i bashkisë së Konyas, Tahir Akyurek deklaroi se kanë hapur parkun ”Yjet turke” në formën e një muzeu të hapur për më të mirët e ushtrisë turke, yjet e saj, ku pjesë janë avionë të tipit F5, makete të ndryshme, ambiente sociale e tjerë.

Ai ka theksuar se në park sapo është hapur edhe një bar-restorant, që është i ndërtuar brenda një avioni tip ”Airbus A300”.

Akyurek shtoi se menjëherë pas hapjes së tij ky vend ka filluar të tërheqë shumë vizitorë.

Avioni, 54 metra i gjatë, është sjellë në qytetin e Konias në pjesë të ndara dhe është bashkuar aty për t’u kthyer më pas në një bar-restorant me një kapacitet prej 295 personash.

Tavolinat jashtë tij janë vendosur mbi një platformë xhami dhe qëndrimi mbi to të jep ndjesinë e të qenit mbi ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat