80 vjet në të njëjtin vend pune – dhe vazhdon të shkojë në punë!

Ndryshe

80 vjet në të njëjtin vend pune – dhe vazhdon të shkojë në punë!

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 17:54
Elisabeth Davis

Një grua në SHBA, feston 80-vjetorin e saj në të njëjtën punë dhe pavarësisht se ka dalë në pension, vazhdon që ta dashurojë profesionin e saj.

Elisabeth Davis është 99 vjeçe, por shkon çdo ditë në zyrën “Culver Academies”.

Në rolin e saj të sekretares, që përfshin edhe mbajtjen e të dhënave të fakultetit, e moshuara thotë se është gjithmonë e lumtur në punë.

“Më pëlqen ajo që bëj dhe njerëzit me të cilët kam punuar. Këtu nuk ka ndonjë gjë të çuditshme”, tha gruaja.

Pas përfundoi universitetin në vitin 1935, Elisabeth u bë asistentja e dekanit në “Culver Academies “.

99-vjeçarja ende përdor një makinë shkrimi për të kryer detyrat që i jepen.

“Unë nuk kam pasur kurrë një kompjuter. Jam në gjendje që të shkruaj dhe nuk e quaj të nevojshme që të mësoj teknologjinë e re për aq kohë sa jam këtu”, thotë ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat