Rregullat e vogëlushes për shoqëruesin e saj të fantazuar!

Ndryshe

Rregullat e vogëlushes për shoqëruesin e saj të fantazuar!

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 14:18
Ilustrim

Një vajzë siç duket ishte në kërkim të një shoqëruesi, por ndonëse diçka të tillë po bënte, ajo kishte krijuar edhe një listë të ‘’rregullave’’ për personin në fjalë të mundshëm.

Është Denny Dimples, një grua nga New York, që ndau listën në fjalë në rrjetin social Tëitter për të gjithë shoqërinë e saj.

Ajo listë mendohet se u gjet në një shkollë, nga një mik i saj mësues i klasës së pestë ku përfshihen 10-11 vjeçarët.

Lista ishte një grumbull rregullash dhe udhëzimesh nga vajza ‘’Zoe’’ që sigurisht i dedikoheshin ‘’Noah-s’’ e të gjitha të shkruajtura me stilolaps ngjyrash.

Me aq sa është konstatuar, Noah dëshironte që Zoe të jetë e dashura e tij.

Por, është Zoe ajo e cila kërkon rregulla,  ajo mendon pak më ndryshe!

Image

Disa nga rregullat që Zoe, kishte dërguar mikut të saj Noah janë:

Kujdes kur më prek krahët.

Unë të pëlqej ty që të jem e dashura juaj por ti mua nuk më pëlqen unë jam shumë shumë e re!

Mos qëndro afër meje apo prapa, duke bërë mjaft budallallëqe për të më rënë në sy.

Ndalo së luajturi me mua në autobus.

Kujdes me fjalët duhet të jetë vetëm përshëndetje apo hiq asgjë.

Rilexoji 500 herë këto rregulla.

Zoe letrën me rregullat e saj dedikuar Noah-s, e përmbyll me edhe më një paralajmërim të veçant.

Nëse keni thyer ndonjë nga këto rregulla unë do të thëras babin tim, mikun e nënës time, nënën time të rreme dhe kujdestarin tim të ri që unë e njoh.

Kjo letër, e cila ishte shkruajtur nga fëmijë të moshës 10 -11 vjeçare është publikuar në rrjetet sociale duke u shpërndar me mijëra herë.

Madje Zoe, u duartrokit nga adhuruesit, për vendosjen e rregullave për shoqëruesin simpatik të saj të mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat