I shpëtoi kancerit në sy, por vogëlushja vritet nga i ati

Ndryshe

I shpëtoi kancerit në sy, por vogëlushja vritet nga i ati

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 12:37
Ryan Lawrence

Një baba 25-vjeçar, e ka pranuar fajësinë për vrasjen e vajzës së tij me një shkop bejsbolli. Ryan Lawrence, vrau vajzën e tij Maddox, sepse ai ishte xheloz për vëmendjen që mori vogëlushja pasi i mbijetoi kancerit në sy.

Babai nga Nju-Jorku ka pranuar se ka vrarë 21-muajshen për vdekje, para se të digjte trupin e saj në një gropë me zjarr për tre orë. “Pa hyrë në shumë detaje, deklaratat e Ryan Lawrence aludojnë pothuajse një ndenje xhelozie ndaj vëmendjes që e bija e tij ka marrë pasi ka mposhtur sëmundjen”, është shprehur shefi i policisë Attorney Bil Fitzpatrick.

Trupi i pajetë i Maddox-it u gjet nga zhytësit e policisë më 21 shkurt, rreth 36 orë pasi autoritetet lokale lëshuan një alarm për zhdukjen e saj. Ndërkohë nëna e 25-vjeçarit ka rrëfyer se bashkëshorti i saj duhej të shkonte të merrte vogëlushen, por kur u kthye në shtëpi vuri re se nuk kishte vajtur.

Ajo ka gjetur një letër ku thuhej se, “Rayan mund të lëndonte Maddox dhe veten e tij”. Tani babai i vogëlushes pritet që në muajt e ardhshëm të dalë para drejtësisë, ku do të përballet me një dënim prej 25-vitesh burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat