Gara për kërcimin më të keq: Shiheni si hidhen në ujë me bark

Ndryshe

Gara për kërcimin më të keq: Shiheni si hidhen në ujë me bark

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 15:38
Pamje nga video

Në Stokholm të Suedisë është zhvilluar gara e përvitshme, e kërcimit më së keqi në ujë.

Pjesëmarrësit në të ashtuquajturën “Hedhje e Vdekjes” është dashur të kërcejnë me bark, që është një mënyrë e gabuar dhe shumë e dhimbshme.

Nga kërcimorja e vendosur në 12 metra lartësi, ata kanë treguar format dhe përdredhjet më bizare, derisa janë përplasur me sipërfaqen e ujit.

“Ju duhet të thyeni ujin për të hyrë… Në këtë mënyrë mund të lëndoni mëlçinë dhe organet e brendshme”, ka thënë Dr. Sonu Ahluwalia, që është kirurg ortopedik.

Sidoqoftë, garuesit janë kujdesur së paku kur e prekin ujin, të struken që të lëndohen sa më pak.

Askujt nuk i rekomandohet të bëjë një hedhje të tillë, sepse mund të ketë pasojë të paparashikueshme, teksa kjo garë ka qenë e mbikëqyrur nga mjekët e specializuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat