Shkollat e larta në Izrael do të ofrojnë lëndën ‘përgatitje për martesë’

Ndryshe

Shkollat e larta në Izrael do të ofrojnë lëndën ‘përgatitje për martesë’

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 22:02
Ilustrim

Klasat që synojnë përgatitjen e studentëve për martesë duhet të ofrohen në shkollat e larta fetare në Izrael, si pjesë e një nisme të re të qeverisë, me potencialin për këshilltarët të veprojnë si organizues martesash ndërmjet nxënësve, shkruan The Independent.

Ministria e Arsimit e vendit sugjeroi futjen e projektit në shkollat djemve dhe vajzave, me mësuesit e trajnuar që do t’u japin nxënësve deri në 60 orë të "përgatitjes për martesë" dhe këshilla në lidhje me mënyrat për të gjetur një bashkëshort të ardhshëm.

Planet duket se sugjerojnë se ka një komunitet në rritje të "beqarëve dhe beqareve" në mesin e të rinjve në Izrael, çështje të cilën Ministria dhe shkollat fetare duan ta zgjidhin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat