Urinoi në pantallona, pasi e trembi partneri duke i rënë borisë

Ndryshe

Urinoi në pantallona, pasi e trembi partneri duke i rënë borisë

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 09:50
Pamje nga video

Reuben Fiander është fshehur për një orë e gjysmë në dollapin e dhomës së fjetjes të shtëpisë së tij në Milton Keynes në Angli, vetëm për ta frikësuar të dashurën.

Rebekah Eldridge ka hyrë brenda duke mbajtur disa rrobe të pastra, kur partneri saj e ka nxjerrë dorën dhe i ka rënë borisë.

Nga frika që përjeton, ajo reagon e tmerruar dhe ikën me vrap përjashta. Derisa ai nuk mund të ndalojë së qeshuri, e dashura tij është mbyllur në tualet dhe ankohej.

Më vonë, mësohet se nga trembja që ka përjetuar, ka urinuar në pantallona.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni këtë mahi të pazakontë, që i futi frikën gruas së pafajshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat