Gëzim për çiftin, ja çfarë gjen pas 37 vitesh

Ndryshe

Gëzim për çiftin, ja çfarë gjen pas 37 vitesh

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 08:38
August Aliaga dhe gruaja e tij Juani Sanchez

Pas 37 vite, një çift spanjoll ka gjetur unazën e martesës, që e kishte humbur në detin Mesdhe. Kështu. 60-vjeçari August Aliaga, e humbi unazën nga gruaja e tij Juani Sanchez, në 17 shkurt të vitit 1979.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se, “ai po notonte në ujërat pranë ishullit Benidorm kur kuptoi se unaza i kishte rënë nga gishti. Ai kërkoi për të për një kohë të gjatë por nuk e gjeti”.

Por, në fillim të këtij muaji, thuajse dy dekada që nga “zhdukja” e unazës, mbesa e Augustin pa një postim në rrjetin social “Facebook” nga instruktorja e zhytjes Jessica Cuesta.

“Kam gjetur një unazë dhe do të doja t’ia jepja pronarit të saj. Ajo ka humbur prej shumë kohësh sepse ishte e mbuluar me llum. I përket një çifti që është martuar më 17-02-1978, A mund ta shpërndani lajmin? Është e rëndësishme që t’ua kthej unazën. Faleminderit të gjithëve”, shkruante Cuesta në postimin e saj.

Pasi mori mbi 80 mijë shpërndarje, postimi arriti nga mbesa e tij, deri te Augustin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat