“Shes grua! E përdorur, por ka ende për të dhënë”

Ndryshe

“Shes grua! E përdorur, por ka ende për të dhënë”

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 15:21
Fotoja

Një burrë me sens humori të veçantë nxori në shitje në eBay gruan e tij. Edhe pse ai bëri shaka, ofertat vërshuan lumë dhe çmimi arriti në nivele të larta.

Anglezi Simon O'Kane, sipas shkrimit, postoi një foto të gruas së tij dhe arsyen e çuditshme pse kërkonte ta shiste.

“Shes një grua! Jo e re, e përdorur, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes: kam mbaruar punë me të dhe mendoj se dikush tjetër atje jashtë e meriton më shumë se mua (Zot, të lutem, bëj që të jetë dikush).

Pikat e forta:
Trup i mirë dhe ka disa aftësi në kuzhinë.

Pikat e dobëta:
Bën një zhurmë që nuk ndalohet dot pa blerë copa metalike të shtrenjta.

Si përfundim, jo një model i keq. Priten oferta ose shkëmbime me modele të reja. Pasi e keni blerë, nuk mund ta ktheni më... KURRË!”

Për dy ditë, çmimi i ofruar shkoi në 65 000 stërlina, aq sa për një makinë Jaguar.

Po reagimi i gruas? “Doja ta vrisja kur pashë njoftimin. Kolegët qeshnin me të madhe. Më vinte inat se kishte përdorur edhe foto të keqe”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat